Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim.
Sipas uniformave blu të arrestuarit janë 44 vjeçari Z.B. i cili akuzohet për vjedhje dhe 36 vjeçari S.H. i dënuar për dhunë në familje.
Njoftimi i policisë:
Policia kap dhe ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
Z.B., 44 vjeç, banues në Peqin, Elbasan.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 23.11.2019, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje”.
Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, kapën dhe ndaluan shtetasin:
S. H., 36 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 25.11.2020, ka vendosur masë sigurie “Arrest me burg” për veprën penale “Dhunë në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al