Mjalt’fest- Panairi i kulinarisë, një ndër festat e traditës në zonat turistike

schedule16:43 - 8 Korrik, 2018

schedule 16:43 - 8 Korrik, 2018

Në Dhërmi është zhvilluar Panari i mjaltit bio të zonës së Himarës, duke ju shtuar pushuesve shijen shqiptare të ushqimit. Mjalt fest shërbeu edhe si aktivitet alternativ i mbrëmjes për pushuesit rezident.

Det dhe mjaltë kanë shijuar pushuesit në bregun e Dhërmiut.

Për disa mbrëmje turistë vendas e të huaj kanë marrë pjesë në Mjalt’fest në panairin e kulinarisë  në kuadrin e ciklit të festave të traditës që zhvillohen këtë sezon veror në të gjitha zonat turistike.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i pranishëm nê aktivitet deklaroi se festat lokale,  do tè vijojnè përgjatê gjithè bregut me produktin tipik

”Duhet të përmbushim pritshmërinë e pushuesve të huaj për Shqipërinë, deklaroi ministri Klosi- duke shtuar se Himara ashtu si gjithë Shqipëria po vuan paradoksin e kërkesës së lartë për akomodim dhe mungesës së strukturave akomoduese, për të cilën janë hartuar me shpejtësi gjithë politikat lehtësuese për plotësimin e kërkesës”.

Ministri Klosi shtoi se për të plotësuar shijen karakteristike shqiptare, janë ndërrmarrë një sërë projektesh për këtë sezon, nga SmileAlbania, projekti i 1000 të rinjve për mikpritjen turistike dhe ndërgjegjësimin mjedisor, tek organizimi i festave të traditës, festave të muzikës, organizimeve të argëtimit.

“Duhet të angazhohemi të gjithë për të përmbushur pritshmëritë e pushuesve në Shqipëri, deklaroi Klosi- duke përfunduar se ky sezon është sezoni që do të vendosë ecurinë drejt turizmit të qëndrueshëm dhe turizmit që do prodhojë më shumë të ardhura, mirëqënie dhe punësim për shqiptarët. Sa më shumë vlerë t’i shtojmë, aq më shumë tê ardhura do të sjellë kjo industri për gjithë shqitarët”- deklaroi Klosi.

Në Mjalt’Fest u organizuan aktivitete të ndryshme, u bë ceremonia e provimit live të cilësisë së mjaltit të prodhuar në disa zona, për të cilën u ndanë edhe çertifikatat respektive. /abcnews.al