Nuk zbatoi urdhrin e trajnerit, Lyon ndëshkon yllin e ekipit

schedule16:38 - 27 Nëntor, 2020

schedule 16:38 - 27 Nëntor, 2020

Houssem Aouar është një nga lojtarët më të mirë të Lyon. Shumë oferta mbërritën në drejtim të mesfushorit 22-vjeçar gjatë verës, por klubi francez i refuzoi të gjitha. Fundjava e kaluar ka sjellë edhe një “përplasje” mes lojtarit dhe stafi teknik. Aouar nuk u aktivizua në ndeshjen që Lyon fitoi 0-1 në fushën e Angers.

Në fundin e takimit, trajneri urdhëroi lojtarët që nuk kishin zbritur në fushë që të kryenin disa ushtrime fizike. Francezi me origjinë algjeriane, nuk pranoi, veprim ndaj të cilit kanë reaguar drejtuesit e klubit.

Aouar është pezulluar me një ndeshje. Lyon pret Reims në shtëpi (e diel, ora 13:00) dhe lojtari nuk do të grumbullohet, vendim që konfirmohet edhe nga trajneri Rudi Garcia. “Po ju përgjigjem për herë të parë dhe të fundit: ishte logjike ta ndëshkonim për atë që bëri.

Mua më shkoi ndërmend dhe më pas klubi vendosi që Aouar të mos luante ndaj Reims. Ai kreu një gabim të vogël, por është një çështje që e zgjidhim brenda për brenda“, deklaron trajneri i skuadrës franceze. /abcnews.al