Mbrojtësi i Bayern Munchen, David Alaba, mund të largohet që në merkaton e janarit nga bavarezët. Austriaku ka disa kohë që ka probleme me drejtuesit dhe është vetë dëshira e tij për t’u larguar nga Bundesliga.
Lajmin se ai mund të largohet e ka dhënë gazetari gjerman, Christian Falk, i cili përgjigjet në “Twitter” me e vërtetë apo gënjeshtër për sa i përket lajmeve të ndryshme të merkatos. Lajmin se agjenti i Alabas, Pini Zahavi, është në bisedime me Chelsea, ai e ka konfirmuar pak çaste më parë.
True ✅: Alaba-Agent Pini Zahavi plans to start talks in January with @ChelseaFC about a transfer of @David_Alaba Also on his List: @PSG_inside https://t.co/hfrO7QZW4x pic.twitter.com/Ixxkk9wJve
— Christian Falk (@cfbayern) November 27, 2020
Palët kanë filluar negociatat dhe gjithçka mund të finalizohet në janar. Gjithashtu në garë për shërbimet e lojtarit është edhe PSG-ja, që ka disa kohë që po e monitoron situatën e tij. Deri në këtë pikë të sezonit, David është aktivizuar në shtatë ndeshje me Bayernin dhe ka shënuar një gol. /abcnews.al