Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Japoni, 76 viktima nga moti i keq dhe 5 milionë të evakuuar

schedule12:09 - 8 Korrik, 2018

schedule 12:09 - 8 Korrik, 2018

Rëndohet bilanci i viktimave në Japoni për shkak të përmbytjeve të mëdha. 76 persona kanë humbur jetën, ndërsa autoritetet njoftojnë se bilanci është ende provizor. Ndërkohë, rreth 5 milionë persona janë evakuuar.

Numri i viktimave për shkak të shirave të mëdha në Japoni është përkeqësuar duke arritur në 76 persona të vdekur. Por bilanci, thotë zëdhënësi i qeverisë japoneze Yoshihide Suga, mund të përkeqësohet, sepse fati i 92 njerëzve në prefekturën jugore të Hiroshimës është i panjohur. “Kemi marrë – thotë zëdhënësi – mbi 100 sinjalizime për viktima”. Janë angazhuar 40 helikopterë në misionet e shpëtimit. “Është një betejë kundër kohës”, ka thënë për gazetarët kryeministri Shinzo Abe, duke nënvizuar se “ekipet e shpëtimit po bëjnë maksimumin e tyre.

Agjencia meteorologjike e Japonisë ka deklaruar se në një zonë të prefekturës Kochi, shiu ka arritur 26.3 centimetra, niveli më i lartë në histori që prej kur ka filluar matja në 1976-ën. Rreshjet e dendura kanë prodhuar rrëshqitje të tokës dhe përmbytje në një territor të gjerë, duke krijuar një pellg që ka mbytur dhe shkatërruar mbi 500 shtëpi, ka zhytur mijëra makina dhe ka bllokuar rrugët kryesore të komunikimit, duke krijuar probleme të mëdha logjistike për kompanitë lokale.

Autoritetet urdhëruan një evakuim të paprecedentë: deri në 4.7 milionë njerëz, duke mobilizuar 48 mijë burra mes forcave të vetë-mbrojtjes, policisë dhe zjarrfikësve. Nga rezidenca e tij zyrtare, ku është ngritur njësia e krizës, kryeministri Shinzo Abe u ka bërë thirrje punonjësve të shpëtimit të “japin përparësi shpëtimit të jetës, duke siguruar dërgimin e ekipeve të specializuara në kohën më të shkurtër të mundshme”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!