Gjatë 24 orëve në Greqi janë raportuar 2018 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 99,306 të prekur.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 99 pacientë kanë humbur jetën për shkak të COVID-19, ndërsa 524 persona janë shëruar.
Sipas autoriteteve rastet e raportuara me COVID-19, janë kryesisht raste që kanë të bëjnë me udhëtimet jashtë vendit.
Sakaq mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën në 24 orë, janë kryesisht 80-vjeç, të cilët kishin edhe sëmundje shoqëruese.
/abcnews.al/