Ndërkohë që e gjithë bota vajton vdekjen e Maradonës, ylli i Arsenalit Joe Willock për pak sa nuk e ka pësuar keq, teksa udhëtonte me makinën e tij Mercedes Benz G Class.
21-vjeçari është filmuar nga një makinë e rastit. Ai hyri në një kryqëzim me shpejtësi shumë të lartë dhe humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur me kufizuesit e rrugës.
Fatmirësisht pas përplasjes së parë ai ka arritur ta kontrollojë mjetin dhe ta spostojë në një zonë ku nuk kishte kufizues metalik. Ai doli nga makina dhe gjendja e tij ishte shumë e mirë, duke e lënë këtë incident vetëm në kufijtë e dëmeve materiale. /abcnews.al
https://streamable.com/7pju3f