Ndalohen dy persona të shpallur në kërkim

schedule09:28 - 7 Korrik, 2018

schedule 09:28 - 7 Korrik, 2018

Dy persona të shpallur në kërkim për vjedhje janë ndaluar nga Policia e Lushnjes.

Ata janë Nuri Hatija, 21 vjeç dhe Eduart Sharka, 23 vjeç, të dy banues në Lushnje.

“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin e datës 31.05.2018 i ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje” , e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/2 i  Kodit Penal”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

Hatija dhe Sharka në bashkëpunim me njëri-tjerin në 30 Shtator të vitit të kaluar i kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme lekësh një 30-vjeçari./abcnews.al