Diego Armando Maradona ka pikëlluar gjithë popullin argjentinas, ndërkohe që në vendlindjen e tij presidenti Alberto Fernández ka deklaruar tre ditë zie prej vdekjes së ish-sulmuesit të njohur. Sigurisht edhe Boca Juniors, ish-klubi i tij, është prekur nga lajmi i vdekjes.
Menjeherë klubi argjentinas ka kërkuar nga Conmebol shtyrjen e ndeshjes me Internacional, e programuar të luhej në orët e para të ditës së nesërme. Kërkesa e tyre është pranuar, pasi bëhet fjalë për një legjendë si Maradona.
Conmebol adia jogo entre Inter e Boca Juniors pela Libertadores após morte de Maradona https://t.co/hc9JkgqxyQ
Partida de ida, que seria nesta quarta-feira no Beira-Rio, foi remarcada para o dia 2 de dezembro pic.twitter.com/huL3UadVv9
— ge (@geglobo) November 25, 2020
Kështu është vendosur që ndeshja e parë e Copa Libertadores mes Internacional dhe Boca Juniors të shtyhet për më 2 dhjetor, kurse ajo e kthimit do të zhvillohet një javë më pas, më 9 dhjetor. /abcnews.al