Bota vajton vdekjen e Maradonas, i cili u nda këtë pasdite nga jeta pas një arresti kardiak. Të shumtë reagimet për vdekjen e tij, teksa i radhës është ai i Leo Messit.
Të dy kishin simpati për njëri-tjetrin, me Pleshtin që është konsideruar gjithmonë si pasardhësi i Diegos në Argjentinë. Për Messin, Maradona është i përjetshëm.
“Një ditë shumë e trishtuar për të gjithë argjentinasit dhe për futbollin. Ai na lë, por nuk largohet sepse Diego është i përjetshëm.
Unë mbaj mend të gjitha momentet e bukura të jetuara me të dhe doja të përfitoja nga rasti për të dërguar ngushëllimet e mia për të gjithë familjen dhe miqtë e tij”, kapiteni i Argjentinës dhe Barcelonës. /abcnews.al