Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Cungu: Më dridhen gjunjët për Maradonën, t’i japim zemër Gegës

schedule19:12 - 25 Nëntor, 2020

schedule 19:12 - 25 Nëntor, 2020

Laçi jo vetëm që nuk di të fitojë, por këtë herë mposhtet. Trajneri Armando Cungu sigurisht që ishte shumë i zhgënjyer pas ndeshjes dhe në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “

“Luanim vetëm për tri pikët dhe ndaj Kukësit që nuk duhej neglizhuar. Ishin një ekip që nuk kishin shënuar kurrë dhe sot përfituan nga një gabim i yni. Patëm disa raste në pjesën e parë edhe në pjesën e dytë loja foli për ne. Nuk po zhbllokohemi te goli dhe kjo është pasqyra e ndeshjes. Ekipit i duhet të punojë shumë.

Kemi potencial dhe duhet të rikthehemi fuqishëm dhe do e bëjmë siç e kemi dëshmuar në sezonin e shkuar dhe në Kupat e Evropës. Akoma nuk kemi gjetur 11-shen e duhur për shkak të problemeve fizike. Ky është edhe ngërç momental. Futbolli është edhe fat ndonjëherë. Mund të ndryshojnë gjithçka brenda një kohe të shkurtër.



Mungesa e Lushkjes ndikon shumë dhe Nwabueze nuk është formën e duhur ashtu si Xhixha. Shehu kthehet pas dy muajsh dhe Deliu vetëm me stërvitjen e djeshme luajti. Nuk janë në maksimumin e tyre në aspektin fizik. Ata janë pikat e rëndësishme për ne.

Pres më shumë nga ardhjet e reja dhe deri në këto momente nuk po japin. Duhet ta marrin shumë më seriozisht sepse klubi i ka llogaritur këta lojtarë dhe do të ishin shumë të rëndësishëm për ne.

Edhe me Kastriotin kishte rast për gol edhe sot e njëjta gjë por ishte normale. Xhixha ka mbështetjen tonë dhe të klubit, por nuk duhet të flejë gjumë duke menduar këtë.

Ai është konsumuar shumë edhe gjatë ndeshjeve në Kupat e Evropës dhe një lojtar nuk mund ta fillojë dhe ta mbarojë sezonin në formë ekselence.

Më mirë të mos jetë në maksimum tani se në fund. Kemi dështuar në ndeshjet e para dhe nuk prisnim, por besoj se do rikthehemi në origjinën tonë.

Morëm Obanor për të pasur qarkullim të mirë të topit dhe Sherri luan mirë me kokë. Nuk duhet të luajmë me topa të gjatë dhe të përplasemi kokë më kokë  me mendimin se inshallah na bie ne.

Futbolli niset nga mbrojtja sepse 70% topi i gjatë është për kundërshtarin dhe më pas të vjen në fushën tënde. Gabimi i Sherrit i ka ndodhur më të mirëve të Botës.

Për Gegën ndihem shumë keq. Ta mbështesim të gjithë dhe uroj sa më shpejt të shërohet dhe të na bashkohet, T’i japim zemër.

Më besoni kur mora vesh këtë lajm mu dridhen gjunjët dhe po dridhen akoma. Një futbollist i tillë nuk vjen më në botë. Nuk ka qenë një figurë e nderuar jashtë futbollit por dikush që i ka dhënë kënaqësi dhe magji futbollit”, u shpreh Cungu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!