Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Anglia nuk bën dot “En Plein”/ “Shpikësit e futbollit” mbeten me dy kupa kontinentale nga tri

schedule12:54 - 1 Qershor, 2026

schedule 12:54 - 1 Qershor, 2026

Do të kishte qenë një sukses historik.

Anjë shtet në Europë nuk ka mundur të fitojë në të njëjtin sezon trofetë kontinentale në futbollin për klubet, kur është fjala për tre.

Anglia do të kishte qenë fuqia e parë, dhe ishte shumë pranë për t’ia dalë.



Pasi Aston Vila fitoi Ligën e Europës me dominim 3-0 ndaj Frajburgut, dhe pasi Kristël Palas u mjaftua me suksesin e vogël 1-0 kundër Rajo Vajekanos në finalen e Ligës së Konferencës, Arsenali kishte mundësinë të mbyllte ciklin e triumfit.

Nuk ia doli në finalen e Championsit përballë Paris SG, edhe pse mundi ta çonte sfidën deri tek penalltitë.

Nuk dihet se ekipet e cilit kampionat në kontinentin  vjetër do të mund të jenë sërish kaq afër.

Në të kaluarën kemi vetëm dy raste kur kjo ka ndodhur.

Në 1985-1986 ishin skuadrat e La Ligës së Spanjës që dolën në të treja finalet e atëhershme, në Kupën e Kampionëve, Kupën e Kupave dhe Kupën UEFA.

Barcelona humbi në mënyrë të pabesueshme përballë Steauas në Championsi, në Sevilje, pasi portieri Dukadam priti 4 penallti.

Atletiko e Madridit u shkatërrua 0-3 nga Dinamo e madhe e Kievit e “gjeneralit” Lobanovski në stol, ndërsa në fushë ishte legjenda Oleg Blohin si dhe brezi I artë I Zavarovit, Belanovit, Demjanenkos apo Vasili Racit.

I vetmi që e fitoi finalen ishte Reali I Butragenjos e Miçelit, Kamaços e Santilianës që mundi në dy ndeshje Këlnin gjerman në Kupën UEFA, 5-1 e 0-2.

Në 1989, skuadrat e Serisë A italiane iu afruan edhe më shumë triumfit total.

Milani I tre holandezëve, I Barezit e Maldinit, fitoi 4-0 finalen ndaj Steauas në “Kamp Nou” të Barcelonës.

Napoli I “Zotit të futbollit”, Diego Armando Maradona, fitoi Kupën UEFA ndaj Shtutgartit me fitoren 2-1 e barazimin 3-3.

Vetëm Sampdoria nuk ia doli në finalen e Kupës së Kupave, e mundur nga Barcelona e Johan Krujfit në stol, që kishte në fushë një Lineker apo një Zubizarreta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!