Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Brazili, në “formë” Botërori/ Skuadra e Ancelotti luan “tenis”, fiton 6-2 miqësoren ndaj Panamasë

schedule12:53 - 1 Qershor, 2026

schedule 12:53 - 1 Qershor, 2026

Rivalët përballë nuk ishin të mëdhenj, por gjithsesi janë finalistë të Kupës së Botës. Për këtë arsye, fitorja 6-2 e Brazilit kundër Panamasë në miqësoren e parë, në prag të “Botërorit 2026”është një sinjal I rëndësishëm për të gjithë.

Sfida e luajtur në tempullin futbollit brazilian “Maracana” në Rio de Janeiro u zhbllokua pas vetëm dy minutash lojë me golin e atij që ka mbi vete shpresat e mëdha, siç është Vinicius Junior.

Autogoli i Mateus Kunja zbehu përkohësisht festën e tifozëve vendas, por një tjetër ekspert i “Selecao” si Kasemiro ktheu edhe një herë epërsinë në pjesën e parë.



Pas pushimit, Karlo Ançeloti ndryshoi thuajse të gjithë ekipin në fushë, duke aktivizuar shumë prej futbollistëve të rinj, disa prej tyre debutues.

Besimi i teknikut u shpërblye, pasi në fillim Ryan, më pas Lucas Paqueta dhe Igor Tiago gjetën rrugën e rrjetës për të thelluar epërsinë e të zotëve të shtëpisë.

Në fundin e ndeshjes, Danilo shënoi edhe golin e gjashtë për Brazilin, ndërsa miqtë zbutën disi humbjen duke vulosur shifrat tenistike 6-2 për këtë miqësore.

Në fund festa ishte për “Selecao”, që testin e fundit përpara “Botërorit 2026” e ka në program më 7 qershor kundër Egjiptit në Klivlend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!