U dhunua nga i ati, djali humb jetën pas tri ditësh

schedule19:13 - 6 Korrik, 2018

schedule 19:13 - 6 Korrik, 2018

Tri ditë pas dhunës së ushtruar nga i ati, ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit 41-vjeçari Agron Tema. Viktima, banor i fshatit Gjuricaj në Durrës, sipas policisë, ishte dhunuar nga i ati 70-vjeçar Xhavit Tema.

Ky i fundit tashmë i arrestuar, krahas të birit ka dhunuar edhe nusen e djalit. E gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e bashkëshortëve. I moshuari mësohet të ketë qëlluar me sende të forta të birin, i cili nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra pavarësisht ndihmës mjekësore.

Ndërsa shkak për ngjarjen thuhet se janë bërë konfliktet për pronësinë. Mbi 70-vjeçarin rëndon akuza e vrasjes në rrethana cilësuese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!