Bie masivi shkëmbor në rrugën Gramsh-Elbasan, nuk pati viktima

schedule16:42 - 6 Korrik, 2018

schedule 16:42 - 6 Korrik, 2018

Një masiv shkëmbor ra mbi rrugën Gramsh-Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Cingar. Fatmirësisht në atë moment nuk ka pasur automjete që qarkullonin. Por masa shkëmbore ka shkaktuar panik dhe frikë për drejtuesit e automjeteve dhe udhëtarët. Në vendin e ngjarjes janë dërguar fadroma dhe makineri që kanë pastruar rrugën.

Megjithatë rreziku mbetet evident pasi një masë tjetër gjigande është gati të shkëputet edhe pse ka rrjetë mbrojtëse dhe kavo. Rreziku shtohet akoma më shumë sepse shembja ka ndodhur në një kthesë të vështirë dhe ku mungon edhe sinjalistikë. Gjithsesi deri më tani autoritetet janë mjaftuar vetëm me largimin e gurëve dhe inerteve. /abcnews.al