Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjici: Skënder, jemi me ty! Do e fitosh betejën me COVID-19

schedule13:37 - 25 Nëntor, 2020

schedule 13:37 - 25 Nëntor, 2020

Skënder Gega, trajneri i Kukësit, për shkak të problemeve shëndetësore, është dërguar me urgjencë në Turqi ditën e sotme. Tropojani ishte prekur me COVID-19 dhe gjendja e tij është rënduar.

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan: “Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit  tonë Skënder Gega më shqetësoi në këto ditë të vështira që po kalojmë.

Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në ne drejtimin e ekipit tonë. Jemi të gjithë me ty Skënder në këto momente të vështira.  Jam shumë i bindur që ti do ta fitosh këtë betejë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!