Barcelona është një nga katër skuadrat e para që siguroi mbrëmjen e kaluar kualifikimin në raundin e 1/16 të Champions League (festuan edhe Juventus, Chelsea e Sevilla).
Ekipi katalanas fitoi 0-4 në Ukrainë kundër Dynamo Kyiv, në një sfidë ku disa lojtarë munguan prej dëmtimeve e të tjera u lanë pushim nga Roland Koeman. Trajneri holandez bisedoi para ndeshjes me Mircea Lucescun, homologun e ekipit ukrainas.
Ky i fundit e komplimentoi Koeman për lojën e ekipit të tij kundër Altetico Madrid në kampionat, edhe pse në fund fituan “Colchoneros” 1-0. Kamerat e Movistar kapën edhe bisedën rreth lojtarëve të dëmtuar të Barcelona: Gerard Pique, Ansu Fati dhe Sergi Roberto.
Koeman deklaroi se i pari do të qëndrojë larg fushave për 4-5 muaj, ndërsa adoleshenti i talentuar do të rikthehet pas tre muajsh. Dy muaj jashtë edhe Sergi Roberto, me të tre titullarët e ekipit spanjoll, të cilët e kanë mbyllur me futbollin e luajtur për këtë vit. /abcnews.al