Christina Perri ka humbur vajzën e saj të vogël. Këngëtarja 34-vjeçare e “Jar of Hearts” bëri me dije përmes një postimi në Instagram se vajza e saj nuk mundi të mbijetojë, rreth dy javë pasi u shtrua në spital për shkak të komplikacioneve të shtatzanisë.
“Natën e kaluar kemi humbur vajzën tonë,” shkroi Perri krahas një fotoje pikëlluese. “Ajo lindi e heshtur pasi luftoi kaq shumë për t’i arritur botës sonë. Ajo është në paqe tani dhe do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”, shkroi 34-vjeçarja.
Perri dhe Paul Costabile janë prindër të vajzës 2-vjeçare, Carmella. Në korrik, këngëtarja njoftoi se ishte sërish shtatzënë gjashtë muaj pasi pësoi një abort spontan.
Marsin e kaluar, Perri bisedoi me ET në lidhje me mbështetjen ndaj tifozëve për mbështetje mes depresionit pas lindjes. Pak muaj më parë, këngëtarja foli hapur për Entertainment Tonight për depresionin pas lindjes. “Thjesht është më e vështira, më e frikshmja dhe gjëja më sfiduese që kam kaluar ndonjëherë.”, tha ajo. /abcnews.al