Shkencëtarët kanë zbuluar se për të krijuar një përshtypje të parë, nëse dikush është i besueshëm apo jo, duhen jo më shumë se 100 milisekonda. Gjatë kësaj kohe, ne vlerësojmë statusin e tyre shoqëror, inteligjencën dhe sa të suksesshëm janë. Si është e mundur kjo? Abcnews.al më poshtë do ju tregojë se kush janë ato detaje që nxjerrin në pah karakterin dhe personalitetin tuaj.
- Kërthiza juaj tregon aftësitë tuaja në sport
Sa më lartë të jetë kërthiza aq më i mirë mund të jeni në vrap. Nëse kërthiza juaj është poshtë, ju mund të jeni një notar i shkëlqyer. Kjo lidhet me qendrën e gravitetit; vrapuesit e njohur kanë një qendër më të lartë graviteti sesa njerëzit e zakonshëm.
- Skuqja e fytyrës
Njerëzit që skuqen lehtë, nuk e pëlqejnë aspak këtë tipar. Sidoqoftë, skuqja e tyre përcjell emocione pozitive te njerëzit përreth. Skuqja është e pamundur të imitohet dhe tregon se jeni të sinqertë, të ndrojtur, jo të sigurt ose të vënë në siklet. Njerëzit u besojnë më shumë atyre që skuqen sesa atyre që nuk skuqen.
- Pëlqimi i të ëmblave tregon shumë për personalitetin e një personi
Të jesh adhurues i ushqimeve të ëmbla nuk është aq keq sa duket. Sigurisht, dhëmbët dhe forma e trupit tuaj mund ta pësojnë keq, por njerëzit përreth jush do t’ju duan. Njerëzit mendojnë se ata që duan ushqime të ëmbla janë të lezetshëm, miqësorë dhe të sinqertë.
- Këpucët tregojnë gjendjen tuaj emocionale
Sipas psikologëve, këpucët tregojnë shumë për personalitetin tuaj. Njerëzit e shqetësuar, i duan këpucët e ngushta. Këpucët e tyre janë zakonisht të reja dhe duken perfekte. Ata shqetësohen për mënyrën sesi duken dhe çfarë mendojnë të tjerët për ta. Ndërsa këpucët praktike nënkuptojnë që një person është i pëlqyeshëm. Ata ndihen rehat me atlete, qofshin të vjetra apo të palara. Komoditeti është gjëja më e rëndësishme për ta.
- Depresioni pas lindjes mund të duket te gjuha e trupit e nënës
Sipas ekspertëve, disa nëna nuk duan të pranojnë sesa janë të lodhura në të vërtetë. Por, psikologët e kanë gjetur mënyrën për të dalluar stresin dhe depresionin te një nënë e re. Ato duken nga mënyra sesi mbajnë foshnjat. Nëse e mbajnë foshnjën me dorë të djathtë, janë të ndjeshme ndaj stresit dhe po kalojnë depresionin e paslindjes. Dhe anasjelltas, nënat që mbajnë foshnjat e tyre me dorën e majtë, janë më të qëndrueshme emocionalisht.
- Mënyra si hani, lidhet me temperamentin tuaj
Mënyra si hani është një tjetër tregues i personalitetit tuaj.
Hani ngadalë: Jeni njeri i qetë dhe ju pëlqen të merrni kohën tuaj për të shijuar momentin.
Hani shpejt: Jeni njeri që bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë dhe të gjitha punët i mbyllni në afat. Prireni të jeni gjithmonë konkurrues.
Zgjidhni ushqimin që hani: Jeni njeri që ju pëlqen të qëndroni në zonën e rehatisë, duke mos rrezikuar. Kjo ndodh nga frika e dështimit.
Hani vetëm: Jeni njeri që pëlqeni përsosmërinë.
- Kafshimi e thonjëve është shenjë perfeksioni
Kafshimi thonjve ose tundja e këmbës janë zakone të këqija që tregojnë nervozizëm. Por shkencëtarët modernë thonë se këto zakone janë shenja të perfeksionizmit. Perfeksionistët duan të kafshojnë thonjtë e tyre, jo sepse janë të shqetësuar, por sepse shqetësohen se nuk janë të zënë me diçka. Këta njerëz mendojnë se çdo minutë e jetës së tyre duhet të jetë e dobishme./e.b-abcnews.al