Dy ekipe gjigande janë vënë pas sulmuesit me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri. Nga mediat britanike raportohet se Manchester United dhe Liverpool janë në gjueti të përfaqësuesit të Zvicrës. Futbollisti, 26-vjeçar mesa duket do t’i japë lamtumirën këtë sezon Stoke City-t.
Sipas mediave, shifra prej 12 milionë paundësh e lirimit të tij nga kontrata me Stoke e bën atë një shenjestër të rëndësishme të këtyre dy skuadrave, pasi me pak para shtojnë një alternativë të mirë në sulm.
Mourinho mësohet të ketë mbetur i impresionuar nga paraqitjet e Shaqirit në Rusi këtë Kupë Bote. Pavarësisht faktit që skuadra e tij, Stoke City, ra nga kategoria, sulmuesi 26-vjeçar ishte një nga lojtarët më të mirë të ekipit. Ai shënoi 8 gola gjatë gjithë kampionatit sezonin e kaluar./abcnews.al