Veshi fustanin e markës së saj, Donatella Versace surprizon Dua Lipën

schedule11:41 - 24 Nëntor, 2020

schedule 11:41 - 24 Nëntor, 2020

Dua Lipa triumfoi në “American Music Awards”, e cila arritit të rrëmbejë çmimin për këngën më të mirë Pop/Rock “Don’t Start Noë”. Pas fitores së saj, Dua interpretoi dhe hitin “Levitating”. Përtej këtij suksesi, Dua shkëlqeu gjithashtu dhe me paraqitjen e saj, ku u shfaq e veshur me një fustan të bardhë me disa motive yjesh në ngjyrë të ndryshme, të markës Versace.

Për ta falenderuar Duan se ka përzgjedhur fustanin e sa të koleksionit “Pranverë/Verë 2021”, Donatella Versace e ka surprizuar me një dhuratë të veçantë. Ajo i ka dërguar një buqetë me lule artistes shqiptare, dhe nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. “Woweeee! Shumë faleminderit Donatella Versace, këto janë mahnitëse”, ka shkruar Dua.

Kujtojmë që Dua ka qenë shumë aktive me projekte muzikore. Pas publikimit të versionit remix të albumit “Future Nostalgia” Dua solli një version të ri të këngës “Levitatin” në duet me DaBaby. Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, u publikuar dhe bashkëpunimi i shumëpritur i saj me Miley Cyrus “Prisoner”, që është pritur shumë mirë nga publiku. /abcnews.al