Julian Deda, aktori i njohur, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC, nuk mund të mos fliste për Vllazninë e qytetit të vendlindjes, që pas shumë kohësh kryeson kampionatin. Deda, foli fill pas lidhjes direkte me kryebashkiaken Voltana Ademi, e cila preku edhe pjesën e privatizimit.
Kjo çështje e preku atë dhe dha një mendim. “Asnjëherë nuk e kam kuptuar se pse nuk e kanë bërë privatizimin e Vllaznisë. Jam i lumtur, sigurisht. Vllaznia ka kohë që nuk është në vend të parë, kjo na gëzon. Skuadra meriton komplimente për tre fitoret. Kampionati i gjatë, por deri tani fituesi nuk gjykohet, vetëm komplimentohet.
Sivjet kemi fituar një ekip tjetër pretendent për titullin, Vllazninë. Ka djem të rinj, të cilët kanë dëshirë të madhe për të fituar. Kjo është ajo që shoh. Unë i ndjek ndeshjet e forta të Superiores. Vllaznia e kërkoi fitoren deri në fund, jo pse ishin në Shkodër. Kanë dëshirë dhe dallohet në lojë”, tha fillimisht Deda. /abcnews.al