Nesër në mbrëmje rikthehet Champions League. Juventusi pret Ferencvaros në Torino, duel për llogari të raundit të katërt në grupin G, aty ku bëjnë pjesë edhe Barcelona me Dynamo Kyiv.
Bardhezinjtë e Pirlos, të cilët fituan 1-4 në Hungari, do të tentojnë suksesin e radhës kundër skuadrës së Myrto Uzunit. Një sfidë e lehtë në letër për kampionët e Italisë, por ndryshe mendon Isael, fantazisti brazilian i Ferencvaros.
“Është ndjesi shumë e bukur të luash në Champions League dhe në stadiumin e Juventusit. Kundërshtarët kanë lojtarë të mëdhenj, do të ndeshemi me një skuadër të madhe.
Gjithsesi, ne jemi në formë dhe në futboll gjithçka mund të ndodhë. Ne kemi ardhur për të fituar në Torino, jemi gati të zbresim në fushë dhe të luftojmë për marrjen e tre pikëve“, deklaron Isael. /abcnews.al