Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se 35 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Gjatë 24 orëve janë realizuar 1,176 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 387 persona.
Sipas autoriteteve shëndetësore gjatë 24 orëve janë shëruar nga koronavirusi 528 pacientë.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i të infektuar ka arritur në 55,127, ndërsa 1,546 persona kanë humbur jetën.
Sakaq numri i rasteve aktivë ka arritur në 20,687 persona./abcnews.al/