Liverpool i mallkuar për dëmtimet, listës i shtohet edhe mesfushori

schedule09:37 - 23 Nëntor, 2020

schedule 09:37 - 23 Nëntor, 2020

Mbrëmë Liverpool mori një fitore të rëndësishme ndaj një ekipi si Leicester. Skuadra e Jurgen Klopp fitoi me shifrat 3-0, por ashtu si në ndeshjet e kaluara, edhe në të mbrëmshmen një tjetër lojtar iu drejtua infermierisë.

Naby Keita la fushën në minutën e 54-t për shkak të problemeve fizike dhe shtoi akoma më shumë vështirësitë e Klopp për të ndërtuar një skuadër konkurruese për ndeshjet e ardhshme.

Keita është vetëm një mes shumë mungesave të yjeve të The Reds. Arnold, Van Dijk, Salah, Alcantara dhe Joe Gomez janë aktualisht jashtë ekipit dhe Keita shton akoma më shumë hallet në “Anfield”. /abcnews.al