Regjisori Muharrem Fejzo ndërroi jetë ditën e sotme si pasojë e koronavirusit, teksa ishte i shtruar në spital. Gjendja e tij ishte e rënduar prej disa ditësh, ndërsa familja nuk kishte çfarë të bënte veçse të lutej.
Alina Fejzo, mbesa e artistit të madh, pak orë para vdekjes, në një postim në rrjetet sociale lutej për shërimin e gjyshit, por koronavirusi u tregu i pa mërishëm duke i marrë jetën.
“Xhyshi im i dashur, ja ku jam.. Një vajzë e vogël po të shkruan, një vajzë që ti e bëre të ëndërrosh dhe të udhëtosh me lumenjtë e fjalëve. Një vajzë e vogël që bëre të dashurohesh me ngjyrat e ndritshme të kësaj jete krijuese.
U bere klloun per kete vogelushe qe ta besh te qesh, aktor per ta bere emocional, piktor per ta bere te enderroje, mesuese dhe ti gjithmone veshin dhe zemren me te ndjeshme per ta degjuar ne cdo gje qe donte te thoshte ty. ti.
Kjo vajzë e vogël xhyshi dëshiron t ‘ju falënderojë dhe dëshiron t’ ju shohë sa më shpejt për një nga ato përqafimet që zgjasin ditët, muajt dhe vitet! Hajde gjysh, guxim.. Më premtove. Jemi me ty” shkruante ajo.
Por, Muharrem Fejzo nuk ia doli, ndërsa, djali i tij Joe i kërkon falje që nuk ishte aty as për t’i dhënë një gotë ujë për shkak të rrethanave të krijuara nga sëmundja./ db/Abcnews.al