Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Wenger: Kurrë nuk piva një birrë me Ferguson, e gjej veten te Klopp

schedule14:36 - 21 Nëntor, 2020

schedule 14:36 - 21 Nëntor, 2020

Arsene Wenger është një nga trajnerët më të mirë të këtij fillim shekulli, ndërkohë që prej më shumë se një viti ka hequr dorë nga trajnimi. Ai ishte pjesë e Arsenal për 22 vite, pesë më pak se ish-homologu i tij te United, Alex Ferguson.

 

Së fundmi Wenger flet për marrëdhënien e tij me skocezin. Në fakt nuk ekziston diçka e tillë sepse francezi tregon se ata të dy nuk janë takuar kurrë për të pirë një birrë. Wenger e gjen veten te Klopp, megjithëse e konsideron të vjetër për të përsëritur ciklin e tij te Arsenal.

“Një birrë me Ferguson? Nuk ka ndodhur kurrë. Ta bënim këtë kur ishim trajnerë ishte e paimagjinueshme, kështu ai ndenji në Manchester, jashtë rrethit tim shoqëror. Unë e respektoj atë si njeri dhe profesionist, por nuk kam kontakte.

 

Cikël si i imi në ditët e sotme? Varet. Unë gjithmonë kam pasur nevojë për kohë, sot e shoh veten te Klopp. Te Liverpool ai mund të ketë një cilik të gjatë, edhe pse ndoshta jo 22 vite sepse ai tashmë është shumë i vjetër për ta bërë këtë”, u shpreh Wenger. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!