Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj refuzon detyrimin kushtetues të raportimit përpara institucionit të Kuvendit.
Denoncimi vjen nga selia blu nga ku Albana Vokshi, në cilësinë e kreut të Komisionit Parlamentar të Kulturës, bën publike letrën e firmosur nga kreu i Bashkisë Tiranë, ku fakton refuzimin e këtij detyrimi.
Albana Vokshi: “Këto janë korrespondencat zyrtare me Erion Velinë, në të cilat kërkohet edhe informacion për pyetjet që i ka drejtuar Komisioni. Por Erion Veliaj refuzoi të respoktojë Kushtetutën dhe ligjin, duke mos informuar parlamentin për projektin e Kompanisë “Fusha””.
Në letrën depozituar institucionit më të lartë të vendit, kryebashkiaku Erion Veliaj njeh detyrimin kushtetues dhe ligjor për pjesëmarrje në komision, por argumenton ezaurimin e këtij detyrimi, me premtendimin se shpjegimet e kërkuara janë dhënë në seanca të mëparshme nga përfaqësues të institucionit që drejton, duke refuzuar pa dhënë bazë ligjore ku është mbështetur, kërkesën e parlamentit shqiptar për praninë e kryetarit të bashkisë në komision.
Për demokratët kjo ka një arsye dhe është pikërisht tema për të cilën ishte thirrur dëgjesa.
Albana Vokshi: “Në territorin e Teatrit Kombëtar, sipas projektit që ka publikuar Studio Arkitekturore, do të ngrihen 3 kulla nga 6 të planifikuara, ku Edi Rama do të pastrojë paratë e drogës. Tre kulla brenda sipërfaqes që ju e shihni me të verdhë që i takon sipas vërtetimit hipotekor Teatrit Kombëtar”.
Për këtë, në mungesë të institucionit që bën interpretimin final të Kushtetutës, thonë se i janë drejtuar atyre ndërkombëtare.
Albana Vokshi: “Për të ndalur shkatërrimin e Teatrit i jam drejtuar Institucioneve Europiane Parlamentit Europian, Keshillit të Europës, i jam drejtuar drejtoreshës ekzekutive të UNESCO-s dhe gjithë trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, pasi kjo nuk është vetëm çështje ruajtje trashëgimie kulturore, por është një aferë skandaloze që shkel kushtetutën dhe legjislacionin ne fuqi. Kjo është një thirrje në kushtet kur Edi Rama e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese”.
Për këtë fton në protestë përpara parlamentit të gjithë qytetarët që refuzojnë shembjen e asj që quan memorie historike të vendit por edhe moslejimin e shfrytëzimit të pronës publike në interes të privatit, thekson selia blu./abcnews.al


