Klosi: Kush kapet me qese plastike gjobitet

schedule11:58 - 4 Korrik, 2018

schedule 11:58 - 4 Korrik, 2018

Qese plastike për të bërë pazar.

Qese për të transportuar mallra.

Qese për të hedhur mbeturinat.

Këto pamje janë marrë këtë të mërkurë në rrugët e Tiranës ndonëse nga katër Korriku qeset e holla plastike nën 30 mikron ndalohet të prodhohen, tregtohen dhe përdoren në vendin tonë.

Në mbështetje të zbatimit të vendimit të Këshillit të Ministrave, ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, mblodhi inspektorët e mjedisit, të cilëve iu bëri të ditur edhe njëherë masat që duhet të marrin në rast të shkeljes së ligjit.

“Çdo person që hedh në treg ambalazh plastik nën 30 mikron dënohet me gjobë, vlera e gjobës varion nga 1 milion deri në 1.5 milion lekë të reja. Këto masa janë në radhë të parë për prodhuesit dhe importuesit e mëdhenj, por ligji nuk përjashton as tregtarët më të vegjel, supermarketet, marketet, dyqanet që çdo subjekt që do të tregtojë këto ditë ambalazhe është e qartë se mjetet ekzistojnë për të zvendësuar qeset e holla drejt qeseve mbi 35 mikron duke nisur nga kjo ditë”.

Ky vendim do të zbatohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Pergjithshme të Tatimeve e do të nisë nga prodhuesit tek tregtuesit, importuesit, duke shkuar deri te konsumatori më i thjeshtë.

Qeset plastike përbëjnë ndotesin me te madhe te mjedisit ne vend. Kjo jo vetëm për shkak të  keqmenaxhimit të depozitimeve, por se ato kërkojnë mbi 300 vjet për t’u shkatërruar./abcnews.al