Në 24 orët e fundit, betejën më koronavirusin e kanë fituar 490 qytetarë. Lajmin e bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve ndërsa numri i të shëruarve në total që nga fillimi i pandemisë shkon në 15,055.
Po ashtu, njoftohet se brenda ditës janë kryer 2.677 testime, prej të cilave 479 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Ndërsa, pozitivë me virusin SARS COV2, kanë rezultuar 836 qytetarë.
Lexo edhe: Rekord viktimash dhe infeksionesh, 836 raste të reja dhe 15 humbje jete në 24 orët e fundit
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
560 raste në Tiranë, 31 raste në Fier dhe Elbasan, 30 raste në Vlorë,
28 raste në Durrës, 24 raste në Kurbin, 21 raste në Shkodër, 16 raste në Kurjë,
15 raste në Pogradec, 14 raste në Mirditë, 10 raste në Kuçovë,
9 raste në Gramsh, 8 raste në Malsi e Madhe, 7 raste në Pukë,
5 raste në Lushnje dhe Kolonjën, 4 raste në Korçë, Sarandë,
3 Devoll dhe Gjirkastër, 2 raste në Mallakastër, Mat dhe Dibër,
1 rast në Tepelenë, 1 rast në Peqin.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën edhe 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 45 vjeçar, një 80 vjeçar, një 82 vjeçar nga Tirana, një 49 vjeçar nga Lezha, një 58 vjeçare nga Saranda, një 61 vjeçare dhe një 70 vjeçar nga Shkodra, një 61 vjeçar nga Kukësi, një 65 vjeçar nga Mati, një 65 vjeçar nga Dibra, një 66 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Pogradeci, 71 vjeçar nga Fieri, 86 vjeçar nga Lushnja.
COVID-19 – Statistika (20 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 836
Të shëruar ne 24 orë 490
Të shtruar në spitale 436
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 2,677
Testime totale 168,294
Raste pozitive 31,459
Raste të shëruara 15,055
Raste Aktive 15,732
Humbje jete 672
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8082
Durrës 1180
Elbasan 742
Fier 1151
Korçë 905
Vlorë 745
Shkodër 866
Lezhë 667
Berat 507
Kukës 317
Dibër 142
Gjirokaster 428 s.b/abcnews.al/