Bisedimet postBrexit midis Michel Barnier dhe homologut të tij britanik, David Frost, u pezulluan dje për shkak të një rasti me COVID-19 në ekipin europian.
“Një nga negociatorët në ekipin tim rezultoi pozitiv me COVID-19. Së bashku me David Frostin, vendosëm të pezullonim negociatat për një periudhë të shkurtër”, shkroi Barnier në Twitter.
“Shëndeti i ekipeve tona është parësor “, postoi Lord Frost në Twitter, ndërsa falënderoi Komisionin Europian “për ndihmën dhe mbështetjen e tyre të menjëhershme”.
“Ekipet do të vazhdojnë punën e tyre në përputhje të plotë me rregullat”, shtoi ai.
Aktualisht, do të vazhdojnë vetëm takimet që mund të mbahen nga video-konferenca./abcnews.al