Mjekët prej 8 muajsh qëndrojnë në shërbim të pacientëve me Covid-19. Por lufta me këtë virus sipas tyre nuk fillon në spital.
Silvana Bala, drejtuese e Shërbimit të Pneumologjisë, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në një mesazh të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bën apel të respektimin e masave të thjeshta. Ajo shprehet se lufta bëhet nga çdo person në përditshmërinë e tij.
“Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur shëndetin tuaj. Por të dashur qytetarë, lufta kundër Covid nuk fillon në spital. Ajo bëhet pikësëpari nga çdonjëri prej jush në përditshmërinë tuaj.
Mjafton zbatimi i masave të thjeshta, për të qenë një hero: maska, distancimi, higjiena! Bashkë do t’ia dalim!”, thotë Silvana Bala./mv.abcnews.al