Një kampion bote për Piolin, Milani futet në valle për mbrojtësin gjerman

schedule16:14 - 19 Nëntor, 2020

schedule 16:14 - 19 Nëntor, 2020

Milani e ka nisur shumë mirë sezonin e ri të Serie A dhe kryeson i vetëm kampionatin pas një kohe të gjatë. Objektivi primar i kuqezinjve është rikthimi në Champions League dhe renditja në një nga katër vendet e para në kampionat është detyrim për ekipin e Stafano Piolit.

Tifozët kanë filluar të ëndërrojnë titullin, teksa drejtuesit vazhdojnë punën për përforcimin e skuadrës. Një emër që intrigon për repartin defensiv është Jerome Boateng. Gjermanit i përfundon kontrata me Bayern Munchen në fund të sezonit dhe rinovim nuk do të ketë.

 

Boateng në një dyluftim me Leo Messin

Chelsea, Tottenham dhe Arsenal janë të interesuara për shërbimet e tij, por në garë është futur edhe Milani. Dyshja Maldini-Massara e kanë në listat e tyre 32-vjeçarin (pjesë e Bayern prej vitit 2011), i cili ka fituar shumë trofe në karrierën e tij, mbi të gjitha Botërorin me Gjermaninë dhe 2 Champions me bavarezët.

Kushti i vetëm që duhet të plotësojë Milani është kualifikimi në kompeticionin e më të fortëve për sezonin e ardhshëm. Nëse “Djalli” rikthehet në Champions, arritja e një akordi me Boateng do të ishte një mision më i thjeshtë, me qendërmbrojtësin që pritet të zbarkojë në Milanello në fund të sezoni me parametra zero. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!