Përurohet “Arturbina”/ Rama: Teatri i ri Kombëtar do të ngrihet mbi të vjetrin

schedule08:38 - 3 Korrik, 2018

schedule 08:38 - 3 Korrik, 2018

Kryeministri Rama është i bindur se Teatri i Ri Kombëtar do të ngrihet mbi gërmadhat e godinës ekzistuese që do të shembet. Gjatë përurimit të Qendrës së re Multifunksionale“Arturbina”, Rama tha dje se ndërtesa aktuale e Teatrit Kombëtar e ka humbur bastin aventuresk me kohën.

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur çështje të mbyllur ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Sipas tij, Shqipëria nuk ka pasur kurrë një teatër të denjë kombëtar, ndërsa jo gjithmonë godinat e institucioneve të tilla kanë vlera historike.

Një mesazh e kishte dhe për aktorët e regjisorët, të cilëve u kujtoi se nuk janë ata që vendosin për një vepër publike si Teatri, por të zgjedhurit e popullit.

Duke u ndalur të projektligji për ndërtimin e teatrit të ri, kryeministri theksoi se do të ndërtohet 100% nga privati, ndërsa shteti do të vendosë në dispozicion truallin.

Rama u shpreh i bindur se Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet aty ku është godina ekzistuese. Deri në ngritjen e Teatrit të ri shfaqjet  do të vihen në skenen e Qendrës së re “Arturbina”, që çeli dyert këtë të hënë. /abcnews.al