Një tjetër grup emigrantësh është mbytur të hënën në brigjet e Libisë, ku 114 persona llogariten të humbur. Lajmin e bën të ditur agjencia e OKB-së për refugjatët, sipas të cilës në mjetin lundrues po udhëtonin 130 persona, nga të cilët kanë mbijetuar vetëm 16. Këta të fundit, saktëson UNHCR, janë shpëtuar dhe zbarkuar në një port të Libisë.
Po të hënën, Bashkimi Europian ka deklaruar se nga vendet anëtare nuk do ketë riatdhesime të emigrantëve në Libi dhe as kthim mbrapsht të anijeve europiane.
“Kjo praktikë bie ndesh me vlerat tona, me të drejtën ndërkombëtare dhe atë europiane”, thuhet në një deklaratë për shtyp.
Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara po punon për të përmirësuar kushtet e emigrantëve dhe ka gati një mekanizëm tranziti për t’i evakuuar ata nga Libia./abcnews.al