Belgjika arriti të fitojë me shifrat 4-2 ndaj Danimarkës, në një ndeshje me shumë episode. Më i veçanti ishte në golin e dytë të shënuar nga miqtë.
Në fakt ishte një dhuratë më shumë se bujare e portierit të Belgjikës dhe Real Madrid, Thibaut Courtois. Gardiani mori një pasim nga shoku i tij i skuadrës, Chadli, por nuk e kontrolloi sferën, megjithëse po shkonte drejt tij me qetësi.
Topi përfundoi në rrjetë dhe Danimarka i çoi shifrat në 3-2, duke rrezikuar disa minuta, derisa De Bruyne, i çoi shifrat 4-2. Një moment dobësie i gardianit, që pritet të marrë shumë reagime në rrjetet sociale dhe jo vetëm. /abcnews.al