Në Fier po investohet shumë në qender dhe në fasadat e pallateve, kurse në rrugët dytësore dhe lagjet e brendshme situata është shumë e rëndë. Rrugët sidomos kur bie shi bëhen të pakalueshme.
I paralizuar deri këtu mund të dalë. Ai qendron i ngujuar në shtëpi sepse karroca me të cilën lëviz nuk mund t’i përshkojë gropat.
“Edhe këto rrugë qëkur kemi ardhur deri mësot nuk kanë parë asnjë investim.
“Burri tërë dimrin, erdhi mesi i beharit nuk ka dalë një ditë nga dera”.
Banorët e lagjes “16 Prilli” në Fier prej shumë vitesh jetojnë në kushte të tilla. Rruga e tyre kur ka shi mbushet me ujë. Ata veshin çizmet.
Fëmijët e kësaj lagjeje nuk janë si fëmijët e qendrës së Fierit. Ata ecin duke u mbajtur tek avllitë e shtëpive për të mos përfunduar në baltë e gropa.
“Nuk kaloj dot sepse ka rënë shumë shi”.
Banorët thonë se kanë kërkuar ndihmë në shumë raste. Aktualisht rruga është bërë e pakalueshme edhe nga makinat.
“Nuk kalon dot është shumë keq vetëm me çizme, ose të kesh një avion q ëtë kalosh, nuk dalim dot të hedhim plehrat”.
Këto kohë Fieri po njeh zhvillime të mëdha në infrastrukturën rrugore dhe fasadat e pallateve. Por lagjet dhe rrugët dytësorë vazhdojnë tre lihen në harresë. Prioritet i jepet vetëm qendrës dhe rrugëve kryesore. /abcnews.al