Spanja zhvilloi një ndeshje perfekte mbrëmjen e kaluar, fitoi 6-0 në shtëpi kundër Gjermanisë dhe siguroi përfundimisht vendin e parë në grupin 4 të Ligës A në Nations League.
Alvaro Morata shënoi golin e parë të takimit, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon në kombëtaren iberike dhe te Juventusi, teksa ka një koment për kritikët në deklaratën e dhënë për Teledeporte.
“Njerëzit gjejnë gjithmonë diçka për t’u ankuar. Dua të shkoj në shtëpi dhe të shoh se çfarë thonë tifozët pas kësaj fitore kundër Gjermanisë. Kemi një ekip të ri dhe të gjithë e ndihmojmë njëri-tjetrin në fushë.
Qëndrimi i skuadrës tonë është i duhuri, por duhet të kemi më shumë besim te kualiteti që zotërojmë. Fitorja 6-0 ishte një mesazh i qartë për të gjithë.
Ishte ndeshja më e mirë e jona me Luis Enrique në stol, jemi në rrugën e duhur dhe duam të vazhdojmë me paraqitje e rezultate të tilla“, theksoi Morata. /abcnews.al