Liqeni i Shkodres ka nisur të kthehet një vend depozitimi për plehrat. Njëri nga burimet është Vija e Vrakës, një përrua që nuk administrohet as nga Bashkia e Malësisë së Madhe dhe as nga ajo e Shkodrës.
Askund nuk ndodh kështu. Pirgje mbeturinash depozitohen çdo ditë në breg të Liqenit të Shkodrës. Një nga burimet e së keqes vjen nga zona e quajtur Vija e Vrakës. ABC News ishte aty dhe na sjell panoramën dramatike.
Ky është një territor që nuk e adminstron askush. Është një përrua që ndan kufirin midis Bashkisë së Shkodrës dhe Malësisë së Madhe. Për këtë arsye gjendja mbetet e pandryshuar.
Por për drejtorin e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Shkodër, problemi është edhe më i madh, pasi njësitë qeverisëse menaxhojnë përmes tenderave që japin vetëm në zonat e populluara.
Agim Dardha, Drejtor i ADZM Shkodër: “Ministria e Turizmit dhe Mjedisit mori nismwn pwr pastrimin e territoroit me vullnetarw, e cila nuk wshtw zgjidhje pwrfundimtare,por pwr tw ndwrgjegjwsuar banorwt . Ne mendojmw qw zgjidhja pwrfundimtarw mund tw jetw qw bashkitw tw marrin masa pwr pastrimin e territorit”.
Liqeni i Shkodrës dhe bregu i tij në këtë zonë është kthyer në një landfill mbeturinash. Çdo banor i fshatrave Vrake dhe Shtoj i Vjetër shkarkon plehrat në këtë pikë. /abcnews.al
Gazetar i ABC News, Shkodër: Simon Shkreli