Egbo: Shkruanin se kishim mbaruar, i befasuam gazetarët! Largimi? Asnjë keqardhje

schedule12:19 - 18 Nëntor, 2020

schedule 12:19 - 18 Nëntor, 2020

Emmanuel Egbo u shkarkua nga Tirana pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë. Kampionët në fuqi ia kanë besuar stolin Nevil Dedes, ndërkohë që nigeriani deri më tani nuk ka lëshuar asnjë akuza ndaj ish-klubit të tij pavarësisht se e ka shprehur se po prisnin që ta shkarkonin.

Në një intervistë të dhënë para disa ditësh në BBC Africa, Egbo është shprehur: “Dua të falënderoj klubin për mundësinë që më dha për t’i shërbyer dhe që më ndihmoi mua të bëhem afrikani i parë që fitoj titullin në Europë dhe që drejtoj në Champions League dhe Europa League.

Nuk kam ndonjë keqardhje apo zhgënjim, sepse dhashë maksimumin dhe ekipi bëri të njëjtën gjë. kështu që i jam mirënjohës Zotit për atë që arritëm të gjithë së bashku. U jam mirënjohës edhe tifozëve, për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme ndaj meje dhe ekipit.

Lojtarëve u them respekte për frymën pozitive gjatë gjithë sezonit të shkuar. Këta ua them të gjithëve, si atyre që patën ndikim të madh, si atyre që patën ndikim më të vogël. të gjithë si ekip bëmë që gjithçka të ndodhte me besimin që patëm te Zoti. Nuk kam asnjë keqardhje, vetëm mirënjohje për të gjithë.

Nuk ndodhi gabimisht që ne u ngjitëm së bashku dhe i surprizuam gazetarët që kishin shkruar për ekipin se kishte mbaruar. E di që është e pamundur të fshihet historia që krijuam. Për mua si nigeriani, afrikani i parë që fiton një titull në Europë.

Bëmë edhe më shumë histori duke e çuar ekipin në dy garat kryesore europiane dhe as kjo nuk fshihet. E di që ka ditë të shkëlqyera përpara në jetë. Më e mira ende nuk ka ardhur, por po na pret”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!