Baggio: Do kisha dashur të punoja me Pep Guardiola, është më i miri

schedule23:21 - 17 Nëntor, 2020

schedule 23:21 - 17 Nëntor, 2020

Roberto Baggio është një nga ata futbollistë që ka fituar zemrat e shumë tifozëve jo vetëm në Itali, por anembanë botës. “Bishtaleci”, i cili është nga të paktët futbollistë që ka veshur fanellën e Interit, Milanit dhe Juventusit, ka folur së fundmi për revistën “Vanity Fair”.

Ai është ndalur te trajnerët, përveç “perlës” se “të kesh një vend në zemrat e njerëzve është rezultati më i madh i një sportisti”. Baggio do të donte të kishte punuar me Pep Guardiola, me të cilin për gjashtë muaj ishte shok skuadre te Brescia.

“Futbolli është dhe do të jetë për lojtarët. Trajnerët më të mirë janë ata që e dinë këtë dhe dinë si t’i trajtojnë futbollistët me ndershmëri, si të flasin me ta, si t’i trajtojnë me respekt dhe të flasin me ta edhe për çështje teknike.

Do kisha dashur të punoja me një trajner të tillë. Ju mund të mësoni rreth taktikave duke studiuar, por është e vështirë të gjesh cilësitë njerëzore. Mendoj se trajneri aktual me të cilin do të kisha dashur shumë të luaja është Pep Guardiola. Mendoj se ai është më i miri që ekziston”. /abcnews.al