Këngëtarja amerikane dhuron 1 milion dollarë për vaksinën anti-covid

schedule21:31 - 17 Nëntor, 2020

schedule 21:31 - 17 Nëntor, 2020

Gazeta e Mjekësisë New England ka konfirmuar se Dolly Parton ka financuar pjesërisht hulumtimin për vaksinën e Modena-s kundër Covid-19. Këngëtarja amerikane ka dhuruar 1 milion dollarë për Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt – një partner i kompanisë Moderna që ka zhvilluar vaksinën anti-Covid.

Sipas kompanisë, vaksina është 94.5 përqind efektive. Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci tha se vaksinimi mund të fillojë në fund të dhjetorit, megjithëse së pari do të vihen në dispozicion për grupet më të rrezikuara. Moderna është kompania e dytë pas Pfizer që ka deklaruar të dhëna inkurajuese përsa i përket vaksinës kundër këtij virusi./abcnews.al