Infektimet me Covid-19 në këtë periudhë janë thuajse të pashmangshme. Thuajse çdo ditë kemi lajme infektimesh të futbollistëve, ndërkohë që së fundmi e ka pësuar shoku i Gjimshitit te Atalanta, Ruslan Malinovskyi.
Mesfushori është i grumbulluar me kombëtaren e Ukrainës për ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe pikërisht atje është infektuar dhe i është dashur të izolohet në mënyrë të menjëhershme për të shmangur përhapjen e virusit.
Ukraina është një kombëtare mjaft e prekur nga virusi. Kujtojmë se në grumbullimin e fundit Shevchenkos iu desh të grumbullonte 45-vjeçarin Oleksandr Shovkovsky. Para tre ditësh u konfirmuan katër futbollistë të infektuar dhe Malinovskiy është i pesti. /abcnews.al