Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Basha: Nëse Rama s’do merrej me gënjeshtrat ndaj meje, sot do kishte shpëtuar 8 jetë nga COVID

schedule21:30 - 16 Nëntor, 2020

schedule 21:30 - 16 Nëntor, 2020

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas akuzave të bëra më herët nga ky i fundit. Basha thotë se nëse Rama do të kishte investuar kohën e tij në shërbim të qytetarëve në vend që të hidhte akuza të rreme ndaj tij, mbase do kishte arritur të shpëtojne 8 qytetarët që humbën jetën sot nga Covid-19.

Për kreun e PD vendi po thyen rekordet e infeksioneve, ndërkohë që Rama merret me sulme politike dhe gënjeshtra. Ai premton se PD do të sjellë një shpresë të re për vendin me një qeveri që punon që do punojë vetëm për njerëzit.

“Nëse Rama do kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve në vend që të cicëronte gënjeshtra kundër meje, mbase do të kishte arritur të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid-19 sot. Ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërine me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit!”, shkruan Basha./mv.abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!