Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Falen rreth 2 milionë euro borxhe/ Stefani: Procesi i fshirjes së detyrimeve është i ndarë në tre faza

schedule21:08 - 15 Maj, 2026

schedule 21:08 - 15 Maj, 2026

I ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, eksperti i taksave, Edvin Stefani, deklaroi se afati i parashikuar për muajin qershor, i cili prek periudhën e dytë të faljes, duhet të zhvendoset të paktën deri në shtator. Sipas tij, kjo dritare kohore është e domosdoshme, pasi vonesat procedurale nuk kanë ardhur si pasojë e fajit të tatimpaguesve, të cilët kanë nevojë për kohën e mjaftueshme për t’u informuar.

Stefani shpjegoi se procesi i fshirjes së detyrimeve është i ndarë në tre faza, ku ndërsa periudha para vitit 2014 mbetet përgjegjësi direkte e administratës tatimore, fazat e tjera kërkojnë angazhimin dhe iniciativën e vetë sipërmarrjeve.

Eksperti vuri në dukje se janë pikërisht bizneset e vjetra, të ngarkuara me gjoba, ato që duhet të interesohen për të përfituar nga kjo skemë. Në mbyllje, ai nënvizoi se përballë interesit të bizneseve duhet të qëndrojë një administratë tatimore plotësisht e përgatitur për të menaxhuar procesin në mënyrë efektive.



“Meqenëse u vonua kjo gjë, duhet të ishte shtyrë afati i qershorit, për periudhën e dytë, sepse u shty udhëzimi. Falja e detyrimeve ndahet në tre seanca. Unë do të thosha që të paktën të ishte shtyrë deri në shtator, sepse ka një vonesë që nuk ishte për faj të tatimpaguesit. Duhet kohë që të informohen bizneset.

Ndërkohë që kjo do të ishte mirë që të shtyhej në kohë. Detyrimet para 2014 janë punë e administratës tatimore, ndërkohë që një periudhë e bizneseve të dytë dhe të tretë, ku biznesi vjen dhe paguan është në iniciativën e biznesit. Është biznesi ai që duhet të interesohet për këto përfitime. Në aspektin ekonomik, bizneset e vjetra, që janë me gjoba. Janë bizneset ato që duhet të shkojnë në një administratë të përgatitur”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!