Vdekja e shoferit, Xhafaj: Humba një njeri të afërt

schedule15:09 - 30 Qershor, 2018

schedule 15:09 - 30 Qershor, 2018

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, shprehet i shokuar nga humbja tragjike e jetës së shoferit e tij, e në një mesazh të posaçëm ngushëllon familjen e miqtë e tij.

Kam humbur krejt papritur një njeri të afërt, i cili si dhe gjithë familja e tij, ishte bërë si pjesë e familjes sime”, shkruan ministri i Brendshëm.

Xhafaj thotë se nuk është dita për të bërë politikë, por as e ndalon dot, që politika të vazhdojë të merret me të sot.

“Nuk kam asnjë koment për rrethanat e ndarjes së tij nga jeta, sepse prokurorët dhe ekspertët përkatës po punojnë ndërkohë për sqarimin e tyre”, shkruan ministri.

 “Nëse nuk kam se si u kërkoj hienave politike të mos sulen mbi të vdekurin, u lutem mediave që kanë sadopak ndjenjë njerëzore të respektojnë dhimbjen e prindërve, vellezërve, të afërmve e miqve të tij. Ai ishte një djalë i shkëlqyer, një punonjës i papërtuar e fjalëpak, që la një boshllëk të madh pas vetes dhe nuk e meriton në asnjë mënyrë përbaltjen”, përfundon mesazhi i ministrit Xhafaj me falenderim paraprak për këdo që do e konsiderojë apelin e tij njerëzor. /abcnews.al