Adriana Matoshi më e dashuruar se kurrë, ndan foton e ëmbël krah partnerit 21-vjeçar

schedule20:20 - 16 Nëntor, 2020

schedule 20:20 - 16 Nëntor, 2020

Adriana Matoshi ka zbuluar pak kohë më parë romancën e re të dashurisë me futbollistin me origjinë afrikane, Keith Groeneveld. Aktorja duket se nuk është ndikuar aspak nga kritikat e shumta për shkak të diferencës së madhe të moshës mes tyre, dhe ka ndarë me ndjekësit një fotografi me partnerin e saj,

Adriana është kthyer pas në pushimet e verës dhe ka ndarë një fotografi të ëmbël krah partnerit, teksa shihen të qeshur në krahët e njëri-tjetrit. “Së bashku është një vend i mrekullueshëm për të qenë!”, ka shkruar aktorja krahas fotos.

LEXO EDHE: U kritikua për lidhjen me futbollistin 21-vjeçar, reagon Adriana Matoshi

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adriana Matoshi (@adrianamatoshi)

Kujtojmë që në një intervistë për Prive pak javë më parë, aktorja rrëfeu sesi është njohur me Keith. “E që unë e kam një lokal ku rri aty dhe Keith ka ardhur aty edhe e kam parë shumë më parë, e kam pritur si klient dhe kemi folur ‘Si je, a je mirë?’ po vetëm kaq. Ne jemi duke u ndjerë shumë mirë me njëri-tjetrin, e kuptojmë njëri-tjetrin jashtëzakonisht shumë.”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!