Fitoi betejën me Covid-19, Fjodora e emocionuar pas takimit me të birin: Më në fund bashkë

schedule17:10 - 16 Nëntor, 2020

schedule 17:10 - 16 Nëntor, 2020

Dy ditë më parë, Fjodora Fjora zbuloi se ka fituar betejën me Covid-19 pas disa ditësh qëndrimi në izolim. Moderatorja tha se kishte qëndruar prej 16 ditësh në izolim, ndërsa zbuloi se dhe çfarë simptomash kishte kaluar.

“Kjo është dita ime e parë e lirisë. Mund të shijojë më në fund makinën time, që është bërë zhul. Sot po shijoj diellin, lirinë, kaluan 16 ditë dhe mendoj se mund t’ja lejoj vetes një të dalë për qejfin tim. Më është kthyer edhe nuhatja 95%, kështu që faleminderit o Zot edhe këtë herë”, u shpreh Fjodora.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fjodora Fjora (@fjodoraf)

Ndërsa tashmë ka mposhtur virusin, moderatorja mezi ka pritur të takojë dhe djalin e saj. Ajo ka ndarë një fotografi në rrjete sociale, ku shohet duke përqafuar të voglin e saj, ndërsa ka treguar se i ka munguar pafund. “Më në fund bashkë, u riktheva në shtëpi! Oh Zot na mori aq shumë malli”, ka shkruar Fjodora. /abcnews.al