Operacioni i EUROPOL për trafikun e armëve, policia shqiptare jep detaje: U arrestuan 9 persona

schedule13:47 - 16 Nëntor, 2020

schedule 13:47 - 16 Nëntor, 2020

Policia e Shtetit ka njoftuar se në Shqipëri janë arrestuar 9 persona në kudër të operacionit “Bosphorus” për trafikun e armëve të prodhuara në Turqi.

Në Shqipëri, në kuadër të operacionit, me qëllim raportimin nëpërmjet Siena, nuk ka patur raste të konstatimit/sekuestrimit të armëve të konvertuara apo gazi apoalarim, por janë sekuestruar  7 armë zjarri, nga këto: 3 pistoleta, 3 automatikë dhe 1 mitraloz, 881 fishekë, sasi të vogla cannabis sativa, paketa cigaresh dhe 2 dokumente false (Leje qëndrimi dhe leje drejtimi polake), si dhe janë arrestuar 9 persona”, thotë policia.

LEXO edhe: EUROPOL godet grupin e trafikut të armëve nga Turqia në Shqipëri, sekuestrohen 191 pistoleta

Ndërkohë gjatë ditës së sotme Europol njoftoi se pas një operacioni  ndërkombëtar kundër trafikut të armëve u sekuestruan rreth 1 585 armë zjarri.

24 vende evropiane mbështetur nga institucionet dhe agjencitë e BE përfshirë Europol, kryen një operacion për sekuestrimin e armëve me origjinë turke që trafikohen ilegalisht në BE përmes Bullgarisë dhe vendeve të tjera.

n.d./abcnews.al