Leonardo Bonuçi mbrëmë ndaj Polonisë nuk ishte i gatshëm të ishte në fushë për shkak të një problemi fizik, por ai zgjodhi të qëndrojë pranë ekipit për mbështetje morale, si një nga lojtarët më me eksperiencë.
Alessandro Bastoni, talenti i Interit u caktua nga stafi teknik për ta zëvendësuar dhe Bonuçi e motivoi internistin në maksimum.
Pas ndeshjes së fituat 2-0 nga Italia Bastoni tregon se mbrojtësi i Juventusit i dhuroi fanellën me numrin 19 talentit zikaltër. Bonuçi iu shpreh Bastonit se mund ta luante ai paraqitjen numër 100 me Italinë për të.
“Ndihesha i qetë, por të mërkurën u surprizova nga një moment emocionues. Për fat të mirë, në këtë skuadër ka njerëz të shkëlqyer dhe lojtarë të mëdhenj. Ata më bënë të ndihem vërtet si në shtëpinë time.
Nuk e prisja, hyra në dhomën e zhveshjes dhe gjeta fanellën me numrin 19. Bonuçi më dërgoi në një mision për të luajtur ndeshjen e tij të 100-të për të dhe shpresoj ta kem bërë krenar”, u shpreh fillimisht talenti.
Në fund talenti tregon edhe një episod me Lewandovskin gjatë ndeshjes. “Ai më dha një goditje me bërryl në mjekër. Jam mirë, thjesht pata dhimbje në atë moment, por gjithçka kaloi. Ai nuk kërkoi falje, në fakt po ankohej. Është më i madh në moshë se unë dhe duhej t’i hapja rrugën”, u shpreh Bastoni. /abcnews.al